Geraldina Veshje Nuserie
Home | Sherbimet | Koleksionet | Dekoret | VIP | Eventet | Historiku | Media | Kontakti

Dekore per Festen e Dasmes

  Në dasmën tuaj ju keni me vete vetëm atë që ju nevojitet: dashurinë.
  Gjithë të tjerat jua sjell GERALDINA SPOSA.

Shërbimet e dekoreve tona përfshijnë:
- Skena për spektakle dhe show televizive, sfilata mode etj (përfshirë ndriçim dhe foni)
- Dekore dhe organizime për seminare, konferenca, konferenca shtypi, promovime librash dhe produktesh, përurime, netë gala, pritje qeveritare, pritje private.
- Dekore për festa kombëtare dhe ndërkombëtare (fetare dhe laike)
- Dekore për festa familjare: dasma, ditëlindje, përvjetore, etj

Thonë se kurorëzimi i dashurisë së vërtetë bëhet vetëm në parajsë... Parajsën mbi tokë e sjellin dekoret e Geraldina Sposa-s.

Kërkojmë ndjese për modestinë e munguar, por vërtet që ne arrijmë ta shndërrojmë në vepër arti çdo ambjent... Sfidojmë cilindo që dyshon sadopak në këtë të vërtetë. Na vini në provë!

Gjithkush mund të dalloje pastër stilin e pangatërrueshëm profesional dhe gjithë fantazi të dekoreve tona.

Dekori është pjesa e krenarise për kreativitetin tone.
Pjesa ku jemi gjithmonë në ngjitje drejt perfeksionit...
Pjesa ku çdo detaj i kuruar me kujdes tregon për ne...
Pjesa në të cilën ne shprehim gjithë elegancën dhe klasin e Geraldina Sposa-s...
Pjesa që i bën klientët tanë të na shohin as më shumë e as më pak, por si arkitektët e parajsës mbi tokë.

Copyright 2012 GERALDINA SPOSA, Tirana, Albania